20 Prill 2024

Svetisllav Ivanoviq aktakuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Gjilan, 11 dhjetor - Departamenti për Krime të Rënda, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Svetisllav Ivanoviq.

Sipas aktakuzës, më 15 nëntor 2017, në Novobërdë, i pandehuri si person zyrtar, në cilësinë e Kryetarit të komunës së Novobërdës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për personin tjetër juridik - Shoqatën e Gjuetarëve ‘’Kalaja’’, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe ka shkelur të drejtat e personit tjetër juridik - Shoqatës së Gjuetarëve ‘’Ujku’’, në atë mënyrë që Shoqatës së Gjuetarëve ‘’Kalaja’’, i ka dhënë në shfrytëzim dhe menaxhim tërë territorin e komunës së Novobërdës dhe një zyre në objekt të kësaj komune, duke i shkaktuar komunës dëm material në vlerë të përgjithshme prej 12.200,00 euro.

Me këto veprime, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta ndëshkojë me dënim meritor sipas Ligjit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)