25 Prill 2024

Sveçla vizitoi komunat e Vushtrrisë, Mitrovicës dhe pikën kufitare në Jarinje

Prishtinë, 9 prill - U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, z. Xhelal Sveçla, ka takuar nënkryetarin e Komunës z. Besim Muzaqi nga i cili u njoftua për gjendjen në Komunë në përgjithësi e veçanërisht për fshatin Smrekonicë ku tashmë janë disa të infektuar.

Ai po ashtu ka vizituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, z. Ismail Smakiqi.

Me këtë rast, u.d. ministri z. Sveçla u njoftua nga z. Smakiqi për së afërmi me gjendjen dhe kushtet për banim në kampusin e Akademisë, ku u bë e ditur se Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka kapacitet për strehimin dhe akomodimin e 686 personave.
Sot, z. Sveçla gjithashtu vizitoi kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, “Belvedere” në Mitrovicë.
Këtu, z. Sveçla i shoqëruar nga një delegacion i MPBAP ka parë kushtet e akomodimit që ekzistojnë në këtë kamp, në rast se Republika e Kosovës do të mund të ballafaqohej me një fluks të refugjatëve.

Aty u diskutua edhe për mundësinë e akomodimit të personave të riatdhesuar të cilët vijnë nga diaspora dhe janë të detyruar të futen në karantinë.

Pas kësaj vizite, u.d. ministri Sveçla u takua me kryetarin e komunës së Mitrovicës, z. Agim Bahtiri, ku u bisedua rreth ballafaqimit me Covid-19 dhe për mundësinë e marrjes së masave shtesë në kuadër të kësaj komune.

Në fund ministri vizitoi edhe pikën kufitare në Jarinje ku u interesua për mbarëvajtjen e punës aty.

Nga përgjegjësit në këtë pikë kufitare, u bë e ditur për procedurat e kontrollit të cilat po bëhen duke u respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKShPK-së.

Të gjitha vizitat e u.d. ministrit Sveçla u bënë në vazhdën e mobilizimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)