20 Janar 2021

Sveçla vizitoi katër komuna të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 6 prill - U.d ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Emilija Rexhepi, kanë vizituar katër komuna të Republikës së Kosovës, Prizrenin, Rahovecin, Malishevën dhe Fushë-Kosovën.

Me këtë rast u.d ministri Sveçla i njoftoi kryetarët e komunave për veprimet që janë duke u ndërmarrë nga niveli qendror sa i përket përballjes me pandeminë Covid 19.

Sveçla prezantoi punën që po bën  Grupi Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, ku Qendra Operative në MPBAP,  në bazë të kërkesave që vijnë nga terreni marrin vendimet e duhura.
 
“Kemi krijuar edhe grupin për analiza dhe projektime, për të bërë projeksionet  e aspektit shëndetësor, socio-ekonomik dhe të sigurisë. Ky grup do të bëjë projeksione se çfarë pritet të ndodhë në javët dhe muajve të ardhshëm, me qëllim që të jemi të përgatitur për t’iu përgjigjur të gjitha situatave që mund të dalin gjatë ditëve në vijim”, theksoi ministri Sveçla.

Ai theksoi se vendi ynë ka numrin më të vogël të infektuarve në rajon dhe kjo për momentin është mirë, por nga kjo situatë nuk mund të ndihemi komod, sepse nëse ka rritje të numrit të të infektuarve ngarkohet sistemi shëndetësorë dhe do të bëhet më i vështirë trajtimi. Andaj kërkoi ndihmën e të gjithë kryetarëve të komunave që të rrisin edhe më shumë përkushtimin që të punojnë në parandalimin e kësaj pandemie.

Të gjithë kryetarët e komunave theksuan angazhimet që janë duke i bërë në këtë situatë pandemike dhe ofruan përkrahjen dhe bashkëpunimin e nivelit komunal për të bashkërenduar nevojat për parandalim. 

Ata njëkohësisht e njoftuan ministrin Sveçla për problemet dhe nevojat me të cilat po përballen, duke kërkuar që të kenë në vijimësi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në bazë të mundësive që kanë.

Në të gjitha këto takime u theksua se në të gjitha komunat e Kosovës, gjatë kohës së lëvizjes së lirë vërehen qytetarë të shumtë nëpër qytete, që është në kundërshtim me rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, dhe u bë thirrje që të evitohen daljet e panevojshme dhe daljet të bëhen vetëm atëherë kurë është e domosdoshme.

Në këtë gjitha takimet u vlerësua se gjendja e përgjithshme e sigurisë në këto komuna është e qetë dhe stabile dhe ka rënie të veprave kriminale.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)