24 Prill 2024

Suspendohet polici që sulmoi drejtorin e Telekomit, Agron Mustafa

Prishtinë, 31 dhjetor - Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e IPK-së kanë vazhduar gjatë ditës së sotme me ndërmarrjen e veprimeve hetimore drejt ndriçimit të rastit - incidentit të djeshëm që kishte ndodhur në rrugën “Enver Zymberi” në Prishtinë.

Bazuar në këto veprime hetimore që janë ndërmarrë në konsultim me prokurorin kompetent, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për zyrtarin policor A.B si i dyshuar në incidentin e djeshëm.

Policia e Kosovës bazuar në rekomandimin e dhënë nga IPK-ja ka miratuar rekomandimin e IPK-së duke suspenduar zyrtarin në fjalë.

Pas veprimeve hetimore që janë ndërmarrë dje por edhe sot gjatë ditës nga hetuesit e IPK-së dhe prokurori kompetent, qytetari i përfshirë në këtë incident (drejtori i PTK-së z. Agron Mustafa) cilësohet si viktimë në këtë rast.

Hetusit e IPK-së do të vazhdojnë me ndërmarrjen edhe të veprimeve tjera hetimore në koordinim edhe me prokurorin (duke përfshirë ekzaminimin e disa video-incizimeve, intervistimin e dëshmitarëve etj) deri në ndriçimin e plotë të rastit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)