29 Mars 2024

Suspendohet një zyrtar policor

Prishtinë, 21 prill - Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar një informacion lidhur më përfshirjen e dy zyrtarëve policorë në një incident në mes njëri tjetrit.

Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes në rrugën “Lole Ribara”në një lokal në Mitrovicën e Veriut ku kishte ndodhur edhe incidenti.

Hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse rasti nga prokurori kujdestar është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim i rëndë trupor.

Në bazë të informacioneve të para, si pasojë e këtij incidenti njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime të rënda trupore (frakturë në hundë) dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit penal që po zhvillohet, njëri nga zyrtarët policorë është suspenduar për 48 orë.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriqimit të plotë të këtij rasti dhe motivit të incidentit në konsultim me prokurorin kompetent.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)