19 Prill 2024

Sulmohet Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj

Prishtinë, 16 gusht - Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit duke dalë nga banesa e tij në Prishtinë, nga persona deri më tash të panjohur është sulmuar brutalisht Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Ministria e Drejtësisë dënon ashpër sulmin brutal ndaj Zogaj, dhe i fton organet kompetente ta trajtojnë rastin, në mënyrë që kryerësit e këtij akti brutal të dalin para organeve të drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë  do të bashkëpunoj me organet kompetente deri në zbardhjen e plotë të sulmit brutal ndaj z. Zogaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)