28 Mars 2024

Sulmohen zyret e Lëvizjes Vetëvendosje! në Pejë

Prishtinë, 30 shtator - Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje! në Pejë ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 22:30 janë sulmuar zyrat e tyre përderisa aktivistët e Pejës kanë qenë në zyrë duke punuar për përgatitjen e tubimit të sotëm.

Xhamat e thyera dhe gurët e mëdhenj brenda zyreve janë evidentuar nga policia, që është njoftuar pas këtij sulmi.

Vetëvendosje ka ftuar organet e rendit ta zbardhin këtë rast sa më parë. Jemi në fushatë zgjedhore dhe sulmet e tilla tregojnë për frikë të kundërshtarëve.

Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje! nëpër Kosovë kanë qenëshpeshherë në shënjestër të sulmeve.

Nuk ka sulm që do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshim dhe ta frikësojnë Lëvizjen Vetëvendosje!

"Organizimi dhe puna jonë për tubimin ka vazhduar. Tubimi i sotëm në Pejë do të jetë madhështor. I ftojmë qytetarët e Pejës të marrin pjesë sot në tubim dhe të votojnë më 22 tetor. Për Pejën. Me mendje e me zemër për Vetëvendosje!", thekson Vetëvendosje.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)