19 Prill 2024

Sot udhëtojnë drejtë Hagës Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa

Prishtinë, 13 janar - Sot do të udhëtojnë drejtë Hagës dy komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa.

Lushtaku e Mustafa janë dy përfaqësuesit e parë të UÇK-së që do të intervistohen nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe avokati, Arianit Koci, i cili mbrëmë ka bërë të ditur se do të udhëtojë bashkë me ish-komandantin e zonës së Drenicës dhe atë të Llapit.

‘’Po nesër nisemi unë, si avokat i Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës. Do të udhëtojmë me linjë të rregullt. Nuk ka ndonjë aeroplan special për të ftuarit, këtë e kam demantuar që ka fillimi. Ne do të udhëtojmë me linjë të rregullt”, ka thënë Koci.

Sidoqoftë, Lushtaku e Mustafa janë dy komandantët e parë që do të përballen me pyetjet e prokurorëve ndërkombëtarë.

Ndërsa gjatë ditëve në vijim, për në Hagë pritet të udhëtojnë edhe ish-komandantë e ushtarë të tjerë të UÇK’së, të cilët janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Në mesin e të ftuarëve në Hagë janë edhe Sylejman Selimi, Remzi Shala, Sokol Dobruna, Nazim Mehmeti e disa të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)