25 Prill 2024

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

Prishtinë, 10 dhjetor - Avokati i Popullit së bashku me Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës kanë ndërmarrë iniciativë të përbashkët për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Kjo iniciativë njëkohësisht shënon, të parën herë, në të cilën Avokati i Popullit dhe Organizatat Joqeveritare në bashkëpunim nënshkruajnë një Deklaratë të Përbashkët, me të cilën u bëhet thirrje të gjithë akterëve të pushtetit shtetëror për angazhim të shtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim.

Iniciativa ka për qëllim dërgimin e një mesazhi të fuqishëm për angazhim të shtuar gjithpërfshirës dhe ndërinstitucional për promovimin dhe edukimin mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit efektiv për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë.

Me këtë rast sot do të nënshkruhet Deklarata e përbashkët e Avokatit të Popullit dhe Organizatave Joqeveritare  si dhe do të organizohet një marsh me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”.

Sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës, bëhet leximi i Deklaratës së përbashkët dhe organizohet marshi me moton “Çohu për të drejtat e njeriut”, nga Teatri Kombëtar deri tek sheshi ,, Zahir Pajaziti ’’.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)