18 Prill 2024

Sot shënohet Dita Botërore e sindromës Down

Prishtinë, 21 mars - Shoqata Down Syndrome Kosova, organizon sot aktivitete në nderë të Ditës Botërore të sindromës Down.   

Në kuadër të kësaj ngjarje edhe këtë vit organizohen aktivitete të cilat kanë për qëllim të ngrisin vetëdijen e qytetarëve mbi nevojat dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromën Down, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore.

Në kuadër të kësaj dite do të përurohen hapësirat e reja të Shoqatës Down Syndrome Kosova qendra në Prishtinë.

 Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës Dren Kukaj si dhe Hajdar Hoxha Drejtor Ekzekutiv në Ndërrmarrjen Publike Banesore.

Po ashtu gjatë kësaj dite do të organizohet edhe konferenca “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”.
 
Në kuadër të kësaj konference do të jenë të ftuar përfaqësues të institusioneve qendrore të Republikës së Kosovës, njohës të fushës së Aftësisë së Kufizuar intelektuale në Kosovë si dhe aktivistë dhe mbështetës të kauzës sonë.

Kjo Konferencë organizohet në kuadër të projektit “Mëso më Mbështet Mua”, që  zbatohet nga Shoqata Down Syndrome Kosova.

Projekti financohet nga Zyra e  Bashkimit Evropian në Kosovë, bashkë-financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), dhe mbështetet nga Save the  Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të  Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)