29 Mars 2024

Sot nis konferenca për institucionet arsimore të sigurisë publike

Vushtrri, 7 nëntor - Sot dhe nesër në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për dy ditë më radhë do të mbahet konferenca e dytë ndërkombëtare me temë 'Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyçë në forcimin e rendit dhe sigurisë'.

Organizimi i konferencës është bërë  në bashkëpunim me projektin e binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian, 'Përkrahja e mëtejme e Arsimit në Siguri Publike në Kosovë'.
 
Të pranishëm në konferencë do të jenë: Ministri  Punëve të Brendshme  Ekrem Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm Akademisë Ismajl Smakiqi, Zëvendës udhëheqës i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë Libor Chlad, dekani i Fakultetit të Sigurisë nga Maqedonia Nikola Dujovski, ndihmës drejtori i Akademisë së Policisë në Malin e Zi Mladen Bulatović, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Misionin e OSBE-së në Kosovë Karl Åke Roghe, sekretari  i tretë i ambasadës së Maqedonisë në Kosovë Seat Fejzuli, Muhaedin Bela këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike  Bejtush Gashi, zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Kosovë, nga ICITAPI-i si dhe përfaqësues të agjencioneve të sigurisë publike në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)