23 Prill 2024

Sot mbahet protestë kundër sistemit të korruptuar shtetëror

Prishtinë, 11 gusht - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi (INJECT) organizon sot protestë kundër dhunës institucionale ndaj personave më të pambrojtur të shoqërisë sonë, ndaj grave, fëmijëve, pleqëve, të varfërve, minoriteteve.

Luljeta Aliu drejtoreshë Ekzekutive nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, ka thënë së  Institucionet tona të policisë dhe drejtësisë i mbrojnë vetëm njerëzit e pushtetshëm, vetëm ata që kanë mjete financiare për korrupsion apo lidhje të forta biznesore apo politike.

"Ka ardhë koha që institucionet tona të bëjnë atë punë për të cilën paguhen nga taksat tona, mbrojtjen e qytetarëve."

"Ne duhet të kërkojmë llogaridhënie dhe ndëshkim për njerëzit e papërgjegjshëm nëpër institucione që po e ndihmojnë krimin", ka theksuar Aliu.

Po vriten njerëz në Kosovë, dhe askush nuk jep llogari, askush nuk shkarkohet nga puna.

"Kjo duhet të përfundojë. Është obligim i yni qytetar të ngrisim zërin kundër mospërgjegjësisë dhe dhunës institucionale, nuk mjafton të ankohemi dhe të shpresojmë se dikush do të na zgjidhë problemet."

"Nuk ka të bëjë kjo vetëm me dhunë ndaj grave, por është një protestë kundër sistemit të korruptuar shtetëror."

"Unë vetë kam kaluar dhe po kaloj nëpër dhunë në familje dhe dhunë institucionale, ku policia dhe gjykatat të trajtojnë sikur je histerike nëse shkon dhe lajmëron dhunën. As nuk e hapin rastin fare! Kjo është e tmerrshme dhe mund t'i ndodhë secilit prej nesh! Unë e di se për mua personalisht dhe profesionalisht është e dëmshme që po dal publikisht, por dikush duhet ta bëjë një fillim, nuk mund të presin të gjithë që tjetri të fillojë. Na duhen njerëz që guxojnë të flasin", ka deklaruar Aliu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)