25 Prill 2024

Sot mbahet protesta kundër presidentit Thaçi

Prishtinë, 29 shtator - Lëvizja Vetëvendosje sot në orën 14:00 në Prishtinë do të mbaje protestë paqësore e cila do të organizohet për shkak të gjendjes politike në vend dhe për shkak të veprimeve të fundit të presidentit Hashim Thaçi në raport me dialogun me Serbinë.

Vetëvendosje ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallim moshe dhe gjinie që t’i bashkohen kësaj proteste.

 Vetëvendosje ka kërkuar që të ndalen aventurat e Thaçit në raport me këtë proces pasi ky president nuk ka legjitimitet e as kredibilitet.

Kryetari i Levizjës Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë së situata politike në Kosovë është e rëndë, sidomos nga ndërmarrja e Presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi, për dialog të ri me homologun e tij serb, pa mandat nga Kuvendi, pa parime për dialogun, pa ekip gjithpërfshirës, si dhe me parashikimin e tij për ‘kompromis të dhimbshëm’ gjatë ‘korrigjimit të kufijve’.

Kjo aventurë personale e Presidentit të Kosovës sipas tij duhet ndalur dhe duhet ndaluar.

Edhe gjendja socio-ekonomike në Kosovë është e rëndë, për shkak të mungesës së zhvillimit e progresit dhe teprisë së keqqeverisjes e korrupsionit.

Nga skandalet e shpeshta dhe të shumta të kryeministrit e të kabinetit enorm të tij sipas Kurtit na nxjerrin veçse zgjedhjet e reja parlamentare.

Qeveria po e bojkoton Kuvendin sepse ajo po e lufton opozitën, krejt kjo nën mbikëqyrjen e kryetarit të Kuvendit. Pushteti në Kosovë e ka braktisur shtetndërtimin demokratik: ai nuk e don sundimin e ligjit dhe nuk din për zhvillim ekonomik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)