28 Mars 2024

Sot është bërë prerja e rrethojave të objektit kryesor të MPBAP-së

Prishtinë, 27 prill - Me kërkesë të u.d Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, edhe sot ka vazhduar largimi i rrethojave nga objektet qeveritare duke krijuar hapësira publike, njëkohësisht duke e ofruar edhe më shumë qeverinë me qytetarët, duke marrë si shembull praktikat më të mira në demokracitë perëndimore, por edhe në rajon.

Sveçla ka vizituar sot punëtorët të cilët gjatë ditës së sotme kanë prerë rrethojat e objektit kryesor të MPBAP-së, ndërkohë që gjatë javës së kaluar janë larguar rrethojat edhe prej disa objekteve të tjera të MPB-së.

“Ne vlerësojmë se në një demokraci nuk ka arsye për të vendosur gardhe mes institucioneve dhe qytetarëve, sidomos në një vend si Kosova, ku qytetarët e duan shtetin e tyre dhe janë të interesuar për zbatimin e ligjit."

"Barrierat janë të panevojshme, sepse Kosova nuk është regjim diktatorial ku qeveria është kundër popullit dhe Policia e Kosovës është një institucion me besueshmëri të lartë publike dhe me profesionalizëm të mjaftueshëm për të garantuar sigurinë dhe rendin e nevojshëm në vend, mision për të cilin ndihmohet dhe nga prania e institucioneve ndërkombëtare dhe KFOR-i”, theksoi Sveçla.

Me këtë rast u.d. ministri Sveçla vlerësoi se ka kaluar koha kur objektet qeveritare dhe qeveria kanë pasur mure ndarëse ndërmjet veti sepse dihet mirëfilli se qeveritë në shtetet demokratike gjithmonë krijohen për të shërbyer dhe bazohen te transparenca e hapja për qytetarët.

Ai theksoi se edhe në ditët e ardhshme do të vazhdojë largimi i rrethojave të objekteve qeveritare, për t’ua kthyer qytetarëve hapësirat publike, trotuaret, parqet e lulishtet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)