19 Prill 2024

Situatë e tensionuar në Drenas për shkak të uljes së pagave nga 240 euro në 180 euro

Drenas, 29 prill - Sindikat e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës (SPSPK) ka njoftuar se për shkak të manipulimeve me tenderë punëtorët e sigurimit të komunës se Drenasit janë përleshur fizikisht me pronarin e kompanisë cili u ka ofrua pagë 170 euro këtyre punëtorëve, pas kacafytjeve pronari i kompanisë ka hekur dorë nga tenderi dhe tani komuna e Drenasit  është pa mbrojtje nga kompania fizike me të cilën ka lidhë kontratë.

"Po ashtu sot edhe punëtorëve teknik të disa shkollave të komunës së Drenasit ju ka komunikua nga kompania që menaxhohen se  paga e tyre  do tu zbritet  nga 240 ne 180, por  këta punëtorë thonë se me çdo force dhe çmim do të ruajmë pagat tona, njësoj dhe këta të gatshëm të veprojnë sikurse kolegët e sigurimit fizik", ka njoftuar SPSPK.

Me qëllim të ikjes së tensioneve kryetari i Sindikate te Pavarur te Sektorit Privat te Kosovës Jusuf Azemi pati një takim me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovcin, drejtoreshën  e administratës dhe drejtorin e arsimit, ku sindikata i njofton  se me këto paga nuk do punojnë punëtorët  dhe vendet e tyre  të punës nuk do ti braktisim me asnjë çmimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)