18 Prill 2024

Situata e sigurisë në Mitrovicë vlëresohet e qetë

Mitrovicë, 10 janar - Përfaqësuesit e strukturave politike dhe atyre të  në Mitrovicë, vlerësuan të hënën në takimin e Komitetit për Siguri, se festat e fundvitit kanë kaluar qetë dhe pa ndonjë problem serioz.

Gjithashtu gjendja u vlerësua e qetë në përgjithësi prej 13 dhjetorit të vitit të kaluar, kur ishte mbajtur takimi i fundit i këtij organi për vlerësimin e gjendjes së sigurisë në Mitrovicë.      

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri, tha se për dallim prej herëve të kaluara, kësaj radhe festat e fundvitit kanë kaluar pa incidente. Ai për këtë përgëzoi autoritet e sigurisë, si Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe KFOR-in.

Nënkryetari Haziri falënderoi posaçërisht qytetarët, për sjelljen e tyre gjatë këtyre festa.

Në këtë kontekst, nënkryetari Haziri, theksoi se kohëve të fundit shihet se qytetarët, pa dallim të përkatësisë etnike janë shumë të interesuar për gjendje stabile dhe të qetë.

Ai tha se pjesëtarët e komunitetit serb gjatë gjithë këtyre viteve kanë qenë dhe janë nën presion të strukturave të Beogradit, me qëllim të instrumentalizimit të tyre për të dëmtuar shtetin e pavarur të Kosovës.

Për gjendje të qetë ka folur edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala. Haziri tha se incidentet që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme.

Poashtu ai në përgjithësi e vlerësoj të qetë gjithë vitin 2010, ndërsa përmendi si rastet më të rënda vrasjen e Hakif Mehmetit dhe Shefko Salkoviqit në veri.

Duke u fokusuar me situatën aktuale, ai foli për nënshkrimin e peticionit të organizuar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së kundër raportit të Dik Martit. Poashtu përmendi edhe protestën paqësore të organizuar nga Lëvizja “Rilindja” që është mbajtur të shtunën kundër këtij raporti.

Ndërsa komandanti i stacionit policor në jug, Avni Zabeli, tha se në zonën e tij të përgjegjësisë gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur ndonjë incident serioz. Potencoi se vizita e qytetarëve serbë në Varrezat Ortodokse dhe në Kishën Ortodokse në jug ka kaluar e qetë dhe pa as një problem.    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)