19 Prill 2024

Situata e pandemisë po menaxhohet jashtëzakonisht mirë nga Qeveria

Prishtinë, 20 mars - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Bajram Gecaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë,  Laszlo Markusz, me të cilën diskutuan me situatën aktuale në Kosovë.

Në këtë takim zëvendësministri Gecaj e njoftoi ambasadorin për masat aktuale që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës, për pandeminë e Coronavirusit (COVID -19) dhe në veçanti  për punën intensive që janë duke bërë organet e sigurisë në Kosovë, që krahas pandemisë, janë duke u kujdesur edhe për  sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se situata e pandemisë që ka përfshirë vendin tonë është duke u menaxhuar jashtëzakonisht mirë nga institucionet e Kosovës, megjithatë tashmë në këto fazë ka nevojë edhe më të madhe që qytetarët të kenë edhe më shumë durim dhe ta kuptojnë seriozitetin e situatës dhe të ndjekin rekomandimet e institucioneve të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)