28 Mars 2024

Shtetas rumunë në EULEX-it të përfshirë në kontrabandë

Prishtinë, 21 prill - Shtetas rumunë, punonjës në misionin evropian EULEX në Kosovë janë përfshirë në kontrabandën e cigareve dhe pijeve alkoolike, të cilët u kapën dje pasdite në vendkalimin kufitar mes Kosovës e Maqedonisë, në Bllacë.

Drejtoria e Doganave të Maqedonisë njoftoi për agjencinë e lajmeve INA se bëhet fjalë për 17 shtetas rumunë, duke përfshirë edhe shoferin, të cilët po udhëtonin me autobusin zyrtar të misionit EULEX.

Gjatë kontrollit të autobusit janë gjetur 341 pako (koli) cigaresh të llojeve: Bond, Monte Karlo, Manchester, Pall Mall, Winston, Lucky Strike dhe LM si dhe 133 litra pije alkoolike të llojeve të ndryshme.

\"Gjatë bisedës informative është vërtetuar se malli i paligjshëm i takonte shoferit të autobusit dhe udhëtarëve të tjerë\", njoftoi shërbimi për informim i doganës.

Drejtoria e Doganave bëri të ditur sot për agjencinë INA se malli është konfiskuar, ndërsa ndaj shoferit dhe udhëtarëve do të ngriten aktpadi penale dhe hetime plotësuese. Drejtoria e Doganave po shqyrton mundësinë për aplikimin e kontrolleve në veturat zyrtare të misioneve diplomatike në Kosovë, të cilët shfrytëzojnë kufirin dhe territorin e Maqedonisë, si destinacion tranzitor.

Deri tani nga Prishtina misioni EULEX nuk ka dhënë asnjë hollësi lidhur me përfshirjen e punonjësve të saj në kontrabandën e cigareve dhe pijeve alkoolike.

Ndërkaq në një kumtesë për opinion nga EULEXI, lidhur me këtë rast thuhet:

\"Shefi i misionit është informuar nga personi kontaktues për shtetasit rumun në lidhje me incidentin e ndodhur në kufirin me IRJM, ku të përfshirë ishin pjesëtarët rumun të EULEX-it.  Shefi i misionit veproi menjëherë dhe e informoi Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë në Prishtinë dhe autoritetet e tij më të larta në Bruksel në lidhje këtë çështje. EULEX-i i trajton këto raporte me një seriozitet të jashtëzakonshëm dhe me këtë rast shefi i misionit ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe të hollësishëm të këtij rasti.  EULEX-i posedon një kod të rreptë të mirësjelljes dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të duhura.  EULEX-i dëshiron të theksojë së autoritet Rumune janë duke u marrë urgjentisht me këtë rast, veçanërisht pasi ai ka ndodhur jashtë Kosovës dhe ku u përfshinë pjesëtarët Rumun të misionit që ishin në pushim,\" thuhet në kumtesën e EULEX-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)