20 Prill 2024

Shtetas kosovarë janë të arrestuar në grupin e pronarit të TV A1

Shkup, 24 dhjetor - Në valën e arrestimeve mbrëmë në Shkup lidhur me kompanitë e dyshuara për keqpërdorime financiare të afërta me pronarin e TV A1 janë arrestuar edhe shtetas nga Kosova.

Ministria e Brendshme theksoi se në mesin e 14 të arrestuarve, të gjithë drejtorë të kompanive private me adresat e tyre në hapësirat e objektit të TV A1, pesë prej tyre janë shtetas të huaj, nga Kosova dhe Turqia.

Sipas njoftimeve jozyrtare, bëhet fjalë për tre shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët ishin pjesë e kompanive, të cilat janë të dyshuara për pastrim parash, fshehje tatimesh dhe vepra të tjera penale.

Pronari i TV A1, Velija Ramkovski u arrestua mbrëmë në hapësirat e televizionit nga njësiti policor “Alfa”. Ai dyshohet nga Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Ministria e Brendshme si truri i këtij kompanive që kanë dëmtuar buxhetin dhe që kanë funksionuar në mënyrë kriminale.

Nga të arrestuarit tjerë janë: Gjyltene Xhemaili, Ibrahim Ibrahimi, Nermin Rauf, Natasha Krstanova, Zoran Mitevski, Zharko Stojanovski, Emel Ramkovska, Amdi Ramkovski, Aneta Koçishki, Zhaklina Gjeorgjieva, etj.

Personat e lartpërmendur rreth mesditës janë dorëzuar pranë gjykatësit hetues në Gjykatën Themelore të Shkupit, ku pritet masa e lirimit apo shpallja e masës së paraburgimit, për një pjesë të grupit të arrestuar.

Familjet e personave të arrestuar kanë bërë të ditur se policia në disa raste ka shkelur kompetenca dhe ka vepruar në mënyrë brutale gjatë bastisjeve pranë shtëpive të tyre. Në shtëpinë e pronarit Ramkovski janë konfiskuar mbrëmë kompjuterët personal, telefonat celular dhe materiale të tjera për hetime.

Televizioni A1 prej mbrëmë po vijon në program maratonë duke dhënë detaje dhe informacionet më të reja lidhur me operacionin dhe arrestimin e pronarit Ramkovski.

MPB pritet që të jap detaje zyrtare lidhur me arrestimet, që mbrëmë u zhvilluan një muaj pas kontrollit të policisë financiare dhe Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) në kompanitë në hapësirat e TV A1, të cilat janë dyshuar nga këto institucione për fshehje tatimesh, pastrim parash, funksionim të paligjshëm, etj.

Ndërhyrja në hapësirat e këtij televizioni u vlerësua si sulm kundër medias së lirë dhe se këto qëndrime ishin shprehur edhe nga ana e partive opozitare. Qeveria kishte hedhur poshtë pretendimet e tilla, duke bërë të ditur se po kontrolloheshin kompanitë e dyshuara që gjendeshin në të njëjtën godinë, ku ishte TV A1 dhe disa gazeta të përditshme, që ishin në pronësi të biznesmenit Velija Ramkovskit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)