23 Prill 2024

SHSKUK dënon sulmin ndaj mjekut Sefedin Fazliu

Prishtinë, 7 nëntor - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se mbrëmë në vendin e tij të punës është sulmuar dr. Sefedin Fazliu, shef i emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, derisa po u ofronte ndihmë të lënduarve nga një aksident trafiku.

Mjeku i sulmuar mbrëmë​​ edhe pas sulmit ndaj tij ishte kthyer prapë për të vazhduar​ ndihmën ndaj pacientit në fjalë si dhe pacientëve tjerë nga një aksident trafiku.​

Ai ​ njihet për sjellje korrekte dhe të përgjegjshme ndaj palëve
​
SHSKUK dënon sulmin ndaj​​ mjekut​​ specialist në detyrë, gjatë dhënies së ndihmës pacientit të hospitalizuar dhe trajtuar sipas protokolleve  të sëmundjes emergjente.
​
​​ Aktet e tilla të ushtrimit të dhunës ndaj mjekëve në detyrë në institucionet publike, janë të pa pranueshme dhe të dëmshme, e të cilat e dëmtojnë rëndë imazhin dhe dinjitetin e mjekut, por e dëmtojnë edhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore cilësore për gjithë qytetarët e Kosovës.

SHSKUK kërkon nga organet e drejtësisë të merren me rastin me në fjalë dhe​​ sulmuesin e mjekut​​ ta nxjerrin si përgjegjës.

Mjekët janë në shërbim të pacientëve, duke bërë punë të ndërgjegjshme dhe​ me sakrifica të mëdha.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)