23 Prill 2024

Shqipëria dhe Kosova intensifikojn bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Tiranë, 27 qershor - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka,  po qëndron akoma në vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në vazhdën e takimeve të përbashkëta me autoritetet shtetërore të Republikës së Shqipërisë, zëvendësministri Zeka është takuar me eprorët e lartë të Policisë së Gjirokastrës si dhe ka vizituar qendrën e pritjes së emigrantëve.

Në këtë takim u diskutua për mënyrën e intensifikimit të bashkëpunimit në menaxhimin e flukseve të emigrantëve, shkëmbimin e informatave si dhe rëndësinë e hetimeve të përbashkëta në luftimin e grupeve kriminale të cilët kontrabandojnë emigrant.

Gjithashtu zëvendësministri Zeka falënderoj IOM i cili ka përkrahur vizitat si dhe konstatoi se ka bërë një punë të shkëlqyeshme në ofrimin e përkrahjes dhe bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme, së bashku me shtetet e regjionit në sferën e menaxhimit të migracionit dhe menaxhimin e migrimit të parregullt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)