28 Mars 2024

Shpallen emrat në Listën e Mbrojtësve të Gjykatës se Specializuar

Prishtinë, 14 mars - Dhomat e Specializuara të Kosovës publikuan Listat e Mbrojtësve për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve dhe viktimave, ose të cilitdo personi tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit.  

Listat përmbajnë emrat e 40 juristëve që janë pranuar në Listat e Mbrojtësve dhe tashmë mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara. 

Me këtë rast, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, deklaroi: “Unë i përgëzoj të gjithë avokatët që tashmë janë pranuar në Listat e Mbrojtësve."

"Kushtet e rrepta për pranim në Listat e Mbrojtësve sigurojnë përfaqësim të efektshëm dhe profesional ligjor përpara Dhomave të Specializuara të Kosovës për të akuzuarit dhe viktimat, duke dhënë kështu një kontribut të mëtejmë për integritetin e administrimit të drejtësisë nga ana e Dhomave të Specializuara."  

Që nga nëntori 2017, Zyra e Mbrojtjes dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave kanë marrë kërkesa të shumta.

Vlerësimi i kërkesave dhe procesi i pranimit të mbrojtësve është kryer në mënyrë sistematike, të barabartë për të gjithë kandidatët dhe në përputhje me Direktivën për Mbrojtësit dhe kriteret e pranimit të përcaktuara në këtë Direktivë. Emrat e të gjithë mbrojtësve të pranuar deri më sot gjenden në tabelën në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Internet. 

Listat e Mbrojtësve do të aktualizohen në vijimësi. Me vijimin e procesit të vlerësimit, në Listat e Mbrojtësve do të pranohen edhe kandidatë të tjerë, që do të thotë se procesi mbetet i hapur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)