25 Prill 2024

Shoqata e Prokurorëve dënon sulmin ndaj prokurorit Skoro

Prishtinë, 31 tetor - Shoqata e Prokurorëve të Kosovës reagon ashpër kundër sulmit fizik që i është bërë prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Atnor Skoro për shkak të detyrës së tij si prokuror.

Shoqata e prokurorëve  të Kosovës kërkon që sa më parë të kapet autori i këtij sulmi dhe të sillet para organeve të drejtësisë.

"Njoftojmë opinionin se asnjë kërcënim apo sulm ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkund asnjë prokurorë që të zbatoj ligjin dhe të merr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjell para drejtësisë të gjitha ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale." 

"I garantojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se asnjë rast penal nuk do të mbetet pa u trajtuar deri në fund, brenda afateve ligjore, sa do që këto afate mund të duken të stërzgjatura", thekson shoqata.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)