20 Shkurt 2020

SHKK thellon bashkëpunimin me ICITAP & INL

Prishtinë, 23 janar - Sot, Drejtori i Përshitshim i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka pritur në takim, Zëvendës-ndihmës sekretarin e SHBA-së (ZNS), Jorgan Andrews, me të cilin nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, me ç ‘rast  Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL), i dhuroi Shërbimit Korrektues të Kosovë pajisje me vlerë prej rreth 100,000 dollarësh.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që gëzon tash e disa vite në fushën e trajnimeve nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veçanti nga Programi ICITAP&INL,  ka pranuar donacionin e katërt me radhë, një kamjonetë vinqlift të tipit Iveko,  25 kompjuter, 2 lloptop, 100 llampa elektrike të dorës, 300 palë pranga, si dhe pajisje të ndryshme të sigurisë, pajisje këto të cilat mbështesin fuqishëm reformën e zhvillimit të shërbimit korrektues, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi funksional, të besueshëm, efektiv dhe të vetëqëndrueshëm.

Gjatë ceremonisë, Zëvendës-ndihmës sekretari i SHBA-së (ZNS), z.  Jorgan Andrews, e përgëzoi Drejtorin z. Thaçi për të arriturat e deritanishme të SHKK-së dhe njëherit  rikonfirmoi  mbështetje të plotë dhe bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim që ta mbështes SHKK-në në rritjen e nivelit të sigurisë, përmirësimin e ambientit dhe kushteve të punës brenda institucioneve korrektuese.

Me këtë rast, z. Thaçi falënderoi z. Andrews, drejtoreshën e ICITAP&INL, zj. Znj. Kimberly Riffe,  si dhe Qeverinë e SHBA-së, për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e dhënë në ngritjen e kapaciteteve të organeve të sigurisë brenda institucioneve të SHKK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020 - Behën homazhe në nderim te jetës dhe veprës së heroit, Selman Vojvoda. (Varri i heroit, në Llaushë të Skenderajt, ora 9:00)

- Mbahet takimi me Misionin e Komisionit Evropian për Vlerësimin e Programit për Reforma në Ekonomi dhe diskutimin mbi rekomandimet e politikave. (ndërtesa e Qeverisë salla P38,  ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

- Kryeministri Albin Kurti dhe Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani marrin pjesë në manifestimin “ 31-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës”. (Miniera e Trepçës në Stantërg, ora 11:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu do të pres në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, z Philip Kosnett. (objekti kryesor i MPBAP-së, ora 13:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)

- Zhvillohet ndeshja basketbolliste mes Kosovës dhe Islandës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00)