19 Prill 2024

SHKK pranon donacionin e radhës nga ambasada e SHBA-së

Prishtinë, 4 gusht - Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pranuar donacionin e radhës nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht nga Byroja për çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).

Pranim-dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami Gashi dhe Drejtori i Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) në Kosovë, Shawn Waddoups.

Në donacion përfshihen tabela elektronike, kamera sigurie, databaza dhe monitorë të ndryshëm, përmes së cilëve zyrtarët korrektues nga Qendra Operative e Shërbimit Korrektues të Kosovës do të monitorojnë të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit.

Donacioni do të ndikojë në rritjen e nivelit të sigurisë brenda dhe jashtë institucioneve korrektuese, ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e dukurive negative, e po ashtu edhe  përmirësimin e kushteve të punës së përditshme të zyrtarëve korrektues.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me donacionet e saj përmes INL & ICITAP ka mbështetur dhe po vazhdon  ta  mbështes zhvillimin e SHKK-së në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)