28 Mars 2024

SHKK pezullon lejen e punës jashtë institucionit korrektues të burgosurit A. H

Prishtinë, 3 mars - Shërbimin Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar lejen e punës jashtë institucionit korrektues për të burgosurin A. H, pasi qe i njëjti nuk ka qenë prezent në vendin e punës.

Gjatë vizitës së zyrtarëve korrektues nëpër lokacionet e vendeve të punës  në njërin nga lokacionet ka rezultuar se i dënuari A.H nuk ka qen prezent në vendin e punës sipas marrëveshjes, andaj në bazë të kompetencave që ka Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka marr vendim që të njëjtit ti pezullohet leja e punës jashtë institucionit.

SHKK që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ka filluar zbatimin e Udhëzimit Administrativ në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues, me ç ‘rast deri më tani nga ky vendim kanë përfituar  katërmbëdhjetë të dënuar.

Puna e të burgosurve jashtë institucionit korrektues është një aktivitet i nevojshëm drejtë risocializimit të suksesshëm dhe përgatitjes së tyre për tu rikthyer në shoqëri si individ të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë.

Me këtë Udhëzim Administrativ, SHKK synon  realizimin e  misionit të saj ligjor për parandalimin e përsëritjes së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon rendi dhe ligji, andaj keqpërdorimet e tilla janë të papranueshme dhe asnjëherë nuk do të jetë tolerante ndaj veprimeve të tilla.


 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)