24 Prill 2024

SHKK parandalon futjen e substancave narkotike në burgun e Prizrenit

Prizren, 13 maj - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se sot, rreth orës 15:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren pas një informacioni  konfidencial  nga Njësiti i Inteligjencës  së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e substancave narkotike në QP Prizren.

Me të pranuar informacionin, oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave  me saktësisht të patikave (atleteve) kanë gjetur një sasi të dyshimtë narkotike, e cila ishte e improvizuar në mënyrë të sofistikuar.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike dhe menjëherë kanë njoftuar Njësitin Antidrogë të Policisë së Kosovës.

Me qëllim të eliminimit të dukurive negative nëpër institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë ta ketë primare luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)