20 Prill 2024

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në QP Prizren

Prizren, 28 shtator - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se sot rreth orës ‪13:05 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni  i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të  është veçuar  dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.  

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo here është i  përkushtuar dhe vigjilent  në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)