25 Prill 2024

SHKK ndalon vikendet për të dënuarit, ndërsa lejon vizitat e lira familjare

Prishtinë, 8 janar - Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 11 janar 2021, do të ndalojë përkohësisht lejimin e vikendeve për të dënuarit.   

Si masë lehtësuese, do të vazhdohet me vizitat e lira dhe vizitat familjare.  

Për vizitat e lira, me qëllim të mbrojtjes nga pandemia COVID 19, kërkohet që për aprovimin e vizitës së lirë, vizitori/ja të sjellë me vete testin me rezultat negativ në COVID 19, i cili duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë.  

Vizitat familjare do të vazhdohen me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes. Gjatë vizitës, vizitorët dhe të burgosurit janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (dezinfektues, distancën sociale, vendosjen e maskës).    

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.  

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)