28 Mars 2024

SHKK mbanë takim unifikues me parterët vendorë e ndërkombëtarë

Prishtinë, 14 shtator - Sot, SHKK ka organizuar takim të përbashkët me bashkëpunëtorë INL, ICITAP, OSCE, EULEX dhe AKSP,  ku si qellim ka harmonizimin e planit të trajnimeve  për të gjithë stafin e SHKK-së.

Gjatë fjalimit të tij, Drejtori i Përgjithshëm, z. Thaçi, falënderoi për mbështetjen të gjithë partneret, duke theksuar se falë kësaj mbështetje dhe përkrahje, personeli i SHKK-së çdo dite e më shumë po zhvillohet në ngritje e kapaciteteve të veta.

Bashkëpunimi me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, që përmes programit INL/ICITAP, ka mundësuar që rreth 150 zyrtarë të ndjekin trajnimin në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve në  Colorado të SHBA-se.

Gjithashtu, ai falënderoi për mbështetje misionin e OSCE-së dhe EULEX-in, ku çdo ditë e më shumë janë përkrahës të SHKK-së në fusha të ndryshme.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin shkëlqesia e tij, Ambasadori i OSBE-së në Kosovë z. HE Jan Braathu, i cili  shprehu falënderimet e tij dhe siguroi mbështetjen për periudhat në vijim, duke theksuar se me punën e juaj keni ngritur perceptimin pozitiv te qytetareve për SHKK-së.

Ambasadori z. Brathu tha se parim i misionit është që të punojmë në bazë të nevojave të juaja, duke treguar se ky mision ka planifikuar një program ambicioz për mbështetjen e SHKK-së.  

Po ashtu, edhe Drejtori  i INL/ICITAP në Prishtinë z. Shawn. Waddops shprehi falënderimet e tij rreth bashkëpunimit me SHKK, ku tha se draftimi i Ligjit për SHKK-në është një lajm i mirë, po ashtu kompliment-oj për menaxhimin e pandeminë. Ai theksoj se kemi parë përparim në SHKK duke vënë në theks se trajnimet e kryera po zbatohen në praktik.

Z. Shawn Waddops, gjatë takimit u zotua se do të përkrah edhe më tutje avancimin e SHKK-së përmes trajnimeve dhe ofrimin e donacioneve.

Ndërsa, përfaqësues nga EULEX-i ishte Z. Peter Naks, i cili përmendi trajnimet e realizuara nga ky mision dhe planin e trajnimeve për vitin e ardhshëm.

 I pranishëm në këtë ngjarje ishte dhe Z. Imajl Smakiqi, Drejtor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku falënderoj për ftesën dhe shprehu gatishmërinë se AKSP edhe pse në kohë pandemie do të angazhohet që trajnimet të mbahen online për të gjithë zyrtarët korrektues.   

Shërbimi Korrektues i Kosovës me bashkëpunime të tilla, synon në avancim të mëtutjeshëm dhe në reforma të vazhdueshme, me qëllimin e të qenurit institucion profesional, kredibil, i besueshëm dhe konkurrent me institucionet korrektuese të shteteve demokratike dhe moderne, të cilat aplikojnë vlerat më të larta të lirive dhe drejtave të njeriut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)