06 Korrik 2020

SHKK lufton me të gjitha mjetet kontrabandën në burgje

Prishtinë, 10 qershor - Mbrëmë rreth orës 21:45,  Departamenti i Sigurimit dhe Njësiti Intervenues i Shërbimit Korrektues të Kosovës, kanë realizuar  një operacion  kontrollues në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Gjatë realizimit të këtij operacioni janë gjetur gjëra të palejueshme, me ç ‘rast janë  konfiskuar dy telefona celularë, tri sim kartela, dy ngjitës special, dy usb dhe një mikroqip.

Si rezultat i këtyre gjetjeve, janë iniciuar procedura disiplinore ndaj gjashtë të dënuarve.

Operacioni është monitoruar nga stafi i lartë menaxhues i Q.K Dubravë, e gjithë proceduar ka qenë e befasishme dhe profesionale.

Me qëllim të parandalimit dhe reduktimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me operacione të rregullta të kontrollës nëpër të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimet e fundit me përhapjen e pandemisë dhe ndikimet në ekonomi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Qendrës Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i  Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)