25 Prill 2024

SHKK fillon me lejimin e vizitave të lira, vizitave familjare dhe vizitave të avokatëve

Prishtinë, 18 gusht - Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 24 gusht 2020, si masa lehtësuese  mbrojtëse ndaj Pandemisë “Covid 19”, do të fillojë me lejimin e vizitave të lira, vizitave familjare dhe vizitave të avokatëve.

Shërbimi Korrektuese i Kosovës nga kjo datë do të do fillojë me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit.

Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të ngushte të familjes. Po ashtu , sipas procedurave do të fillohet edhe me vizita të lira në lokale të veçanta.

Nga kjo datë, SHKK do të lejojë edhe  vizitën e avokatëve vetëm për personat e paraburgosur. Gjatë vizitës se tyre, avokatët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelë valide.

Gjatë vizitës së tyre, secili familjar/ avokat është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe  maskë mbrojtëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin  Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)