25 Prill 2024

SHKK fillon lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare

Prishtinë, 21 dhjetor - Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 28 dhjetor 2020, do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare.

Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes.

Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët  janë të obliguar të respektojnë masat  anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues).

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin  Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)