25 Prill 2024

Shërbimi sekret i ushtrisë serbe nuk ka fakte për raportin e Martit

Beograd, 29 dhjetor - Shërbimi sekret i ushtrisë serbe nuk ka fakte për të dëshmuar trafikimin e organeve për të cilin flitet në Raportin e Dik Martiti. Kështu ka deklaruar për mediat serbe drejtori i Agjencisë sekrete të zbulimit ushtarak serb, Svetko Kovic.

Kreu i sigurimit sekret ushtark serb tha se kjo ka qenë arsyeja që kjo çështje nuk ka mundur të procedohet në drejtësinë ndërkombëtare.

Ai ka thënë se përkundër përpjekjeve nuk kanë mundur të sigurojnë fakte për të dëshmuar tregtinë e organeve. Drejtori i agjencisë sekrete ushtarake serbe ka thënë se VBA-ja nuk ka dosje klasike për kryeministrin e Kosovës në dorëheqje, Hashim Thaçi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)