28 Mars 2024

Shërbimi Korrektues me qendër gjysmë të hapur edhe në Lipjan

Prishtinë, 17 janar - Shërbimin Korrektues i Kosovës me qëllim të zbatimit të programeve për risocializimin e të dënuarve dhe përgatitjen e tyre  të paralirimit, ka filluar zbatimin e Rregullores së Brendshme për Transferimin e të dënuarve  në pavijonin gjysmë të hapur në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Me këtë Rregullore, çdo  person i dënuar, i cili është duke e vuajtur dënimin në Institucionet Korrektuese dhe është i vendosur në tretmanin e avancuar, mund të transferohet  në pavijonin Gjysmë të Hapur,  i cili është si njësi e veçantë në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Vendimin për transferimin e personit të dënuar e merr Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues me propozim të Drejtorit të Institucionit Korrektues ose në bazë të kërkesës së personit të dënuar apo të ndonjë anëtari të ngushtë të familjes.

 Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me të gjithë partnerët e Drejtësisë Penale dhe në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në Kosovë, synon të korrektoj dhe ri socializoj të dënuarit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën, religjionin si dhe të sigurojë ambient të sigurt për stafin, të dënuarit dhe shoqërinë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)