24 Prill 2024

Shërbimi korrektues kërkon angazhim nga të gjithë

Prishtinë, 6 shtator - “Shërbimi korrektues është sektor tejet i ndjeshëm dhe i rëndësishëm dhe për të cilin duhet angazhuar të gjithë ne”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj pasi priti në takim ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin dhe drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçin.

Kryeministri Haradinaj e uroi drejtorin e ri për punën dhe bisedoi për gjendjen në këtë shërbim dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar një shërbim korrektues të qëndrueshëm dhe stabil.

“Duhet të kemi një marrëdhënie të mirë ndërinstitucionale, në mënyrë që shërbimi korrektues të jetë brend i shtetit tonë”, kështu ka thënë Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se qëndrueshmëria e zhvillimit të përgjithshëm të çdo shoqërie është ndërtimi i një sistemi të avancuar të drejtësisë.

Kryeministri Haradinaj u njoftua nga drejtori Thaçi për gjendjen aktuale në shërbimin korrektues dhe planet e projektet që ky shërbim është duke i zhvilluar, duke potencuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të mbështes projektet e rëndësishme të cilat përmirësojnë sistemin e rehabilitimit të të burgosurve, të punësimit të tyre dhe përmirësimit të kushteve.

Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë që ka për ekonominë e vendit përfshirja e të burgosurve në sektorin e punës, përmes projekteve specifike dhe të profilizuar, siç janë ato të prodhimit, bujqësisë dhe në sektor të tjerë, duke garantuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës që sistemi i drejtësisë me të gjitha fushat të jetë i zhvilluar, i qëndrueshëm dhe që i përgjigjet nevojave të shkallës së zhvillimit tonë shoqëror.

Ministri Abelard Tahiri dhe drejtori Nehat Thaçi e kanë informuar Kryeministrin Haradinaj me zhvillimet në këtë sektor dhe për sfidat me të cilat janë duke u përballur, duke theksuar se situata në këtë sektor është e mirë, duke e përmbushur 95 për qind të agjendës legjislative.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)