19 Prill 2024

Shërbimi Korrektues ka ftuar të gjithë punonjësit qe nga 26 maj të dalin në punë

Prishtinë, 20 maj - Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka bërë të ditur se nga data 26 maj ka ftuar të gjithë punonjësit e SHKK-së të dalin në punë. 

Bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i gjithë personeli i  Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë do të fillojë punën në orarin e rregullt.

Gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil  është i obliguar t`i zbatoj rregullat në fuqi për mbrojte nga Pandemia Covid 19.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marr vendimin në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)