19 Prill 2024

Shërbimi Korrektues i Kosovës tani edhe kategori Ligjore

Prishtinë, 10 shtator - Sot, nën udhëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, pas një punë të gjatë dhe tejet dinamike, Grupi punues ka përfunduar punën duke e hartuar Projektligjin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Grupi Punuese për Hartimin e Projektligjit të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka përfunduar hartimin Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

I tërë aktiviteti i grupit punues ishte në funksion të plotë të përmbushjes së obligimeve, të cilat dalin nga Plani i Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2020-2021 dhe Programi Legjislativ për vitin 2020.

Më 28.07.2020 është themeluar ekipi punues për hartimin e projektligjit, në të cilin ishin të përfshirë përfaqësues nga: International Criminal Investigative Training Assistance Program (ICITAP), Departamenti Ligjorë i Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës, Departamenti për Integrime Evropiane MD, Sindikata e Shërbimit Korrektues të Kosovës, përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit, Eulexit, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Organization for Security and Cooperation in Europe (OSBE), Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, si dhe përfaqësues nga Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës  me ketë Projektligj synon që të arrijë objektivat e saj me qellim të avancimit dhe zhvillimit të Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës, si një mekanizëm i rëndësishëm në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, e vlerëson se rregullimi i fusheveprimtarisë, kompetencave, organizimit të brendshëm, reformimin dhe avancimin sa më lartë të  Shërbimit Korrektues të Republikës së Kosovës është njëkohësisht në funksion të krijimit të kushteve për trajtimin e të burgosurve sipas standardeve vendore dhe ndërkombëtarë.

Përmes këtij rregullimi ligjor, po ashtu  synohet  të ketë efekt edhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, e veçanërisht në SHKK-në si njëri ndër institucionet me rendësi vitale për korrektimin dhe risocializimin e të burgosurve që të njëjtit pas përfundimit të burgut ti kthehen familjes dhe shoqërisë si qytetar të dobishëm.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, çdo herë do të jetë i përkushtuar në avancim të mëtutjeshëm dhe në reforma të vazhdueshme, me qëllimin e të qenurit institucion profesional, kredibil, i besueshëm dhe konkurrent me institucionet korrektuese të shteteve demokratike dhe moderne, të cilat aplikojnë vlerat më të larta të lirive dhe drejtave të njeriut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)