19 Prill 2024

Shërbimi Korrektues i Kosovës, shembull i mirë për vendet e rajonit

Prishtinë, 14 shkurt - Shërbimi Korrektues i Kosovës, është vlerësuar si institucioni më i mirë në rajon sa i përket trajtimit të privuarve nga liria në Kosovë, kushtet fizike të vendosjes së tyre dhe ushqimi për të burgosurit.  

Ky vlerësim ka ardhur pas monitorimit të SHKK-së nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe organizatave tjera monitoruese si QKMRT-së dhe Institucioni i Avokatit të Popullit. 

“Në bazë të monitorimit që i është bërë SHKK –së dhe krahasuar me vendet e rajonit, trajtimi i të privuarve nga liria në Kosovë, kushtet fizike të vendosjes, ushqimi etj., pa asnjë dyshim del se SHKK qëndron më së miri ndërkaq sa i përket trajtimit është më mirë se edhe disa vende të zhvilluara.”

“Dëshmi për këtë janë kushtet e institucioneve mbajtëse në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës”, thuhet në raportin e KMDLNJ-së. 

KMDLNJ përmes problemeve të identifikuara dhe rekomandimeve, çdo herë ka  kontribuar në ngritjen e cilësisë së Shërbimit Korrektues të Kosovës, shërbim ky me rëndësi të madhe për Kosovën.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me të gjithë partnerët vendorë dhe ndërkombëtar, si dhe  ata të Drejtësisë Penale, dhe në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet e aplikueshme në Kosovë, synon të korrektoj dhe ri-socializoj të dënuarit, duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marr parasysh racën, gjuhën, religjionin si dhe të sigurojë ambient të sigurt për stafin, të dënuarit dhe shoqërinë. 

Monitorimi i SHKK-së nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, bëhet që nga përfundimi i luftës, përkatësisht në qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)