24 Prill 2024

Shërbimi Korrektues i Kosovës fillon me lehtësimin e masave

Prishtinë, 10 shtator - Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik dhe familjarët e të burgosurve, se nga dita e hënë do të fillojë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid 19 në institucionet korrektuese.

SHKK nga data 14.09.2020 do të filloi me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejoi  dy (2) persona të rritur dhe fëmijët (fëmijët nuk kufizohen).

Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe  maskë mbrojtëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve  rreth hapave në vazhdim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)