29 Mars 2024

Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë

Prishtinë, 4 gusht - Përmes raportit ditor Policia e  Republikës së Kosovës ka bërë të ditur së një person ka ndërruar jetë në fshatin Novosellë të Malishevës pas asfiksimit.

“Viktima mashkull  kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor."

"Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri.”, konfirmoi Policia e Kosovës.

Viktima mashkull kosovar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dërguar pa shenja jete në QKMF e Malishevës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)