16 Prill 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare të Informatorëve

Prishtinë, 26 mars - Sot, Ministria e Drejtësisë organizoi në bashkëpunim me Projektin e Përbashkët të Bashkimit EvropianKëshilli i Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK II) me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Informatorëve, tryezën me temën “Mbrojtja e Informatorëve”.

Me këtë rast, Ministri Tahiri tha se sundimi i ligjit lidhet me besimin që kanë qytetarët në sistemin e drejtësisë së një vendi,  me luftën kundër keqpërdorimit të parasë publike, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, çështje të cilat për Ministrin Tahiri do të mbeten prioritet qoftë nga pozita e ministrit apo edhe nga pozita e qytetarit të këtij vendi.

Ministri Tahiri theksoi se mbrojtja e informatorëve, është pjesë integrale e promovimit dhe inkurajimit të transparencës, integritetit si dhe detektimit dhe ekspozimit të sjelljeve të pahijshme nga zyrtarët e institucioneve.

“Kjo tryezë sot, është dedikim i imi si ministër i Drejtësisë, që këtë temë ta sjellim në një dimension të ri, ashtu siç duhet të jetë, në mënyrë që t’i shërbejë për mbrojtjen e atyre që unë i konsideroj heronj të vërtetë, që para heshtjes dhe pajtimit, zgjedhin të ekspozojnë devijimin dhe shkeljen e ligjit në institucionet tona, nga kushdo dhe kudo”, tha Ministri Tahiri.

Duke folur për rëndësinë e këtij Ligji, ministri Tahiri tha se synon të hartoj një ligj  përmes të cilit do t’i sjellim informatorët në një dimension tërësisht të ri, ku do të njihen kredencialet e tyre si mbrojtësit më të mirë të interesit publik. Ministri Tahiri shtoi se ky ligj do të promovojë kulturën e përgjegjshmërisë, integritetit dhe të inkurajojë sinjalizimin e keq-bërjes, mashtrimit dhe korrupsionit.

“Unë besoj dhe synoj që përmes këtij ligji, të promovojmë transparencën si dhe të demonstrojmë në mënyrë konkrete, diferencën ndërmjet zyrtarit që flet dhe atij që mbetet i heshtur”, tha ministri Tahiri.

Ministri Tahiri u shpreh i bindur se ky ligj, do t’iu shërbejë të gjithë atyre që kanë fakte përmes së cilave dëshmohet keqpërdorimi, e që ju mundëson atyre një adresë të sigurt të ekspozimit të këtyre fakteve, pa frikën e ndëshkimit, pa frikën e hakmarrjes dhe pa asnjë lloj frike tjetër.  

Në fund të fjalës së tij, ministri Tahiri ka ftuar të gjithë aktorët relevant, shoqërinë civile, mediat dhe gazetarët investigues, që të vazhdojnë punën e tyre në mbrojtjen e integritetit të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ofruar mbështetje të plotë dhe të pa kompromis si ministër i Drejtësisë.

Për rolin e informatorëve kanë folur edhe zëvendës shefi për bashkëpunim në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Libor Chlad, Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, Këshilltari nga Projekti i Përbashkët i Bashkimit EvropianKëshilli i Evropës kundër Krimit Ekonomik (PECK II), Edmond Dunga  si dhe Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, z. Betim Musliu.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)