18 Prill 2024

Shënohet Dita e Çlirimit të komunës së Istogut

Istog, 20 qershor - Nën patronatin e kryetarit të komunës Haki Rugova është shënuar 20 qershori dita e çlirimit të Istogut, ku kjo ditë u shënua  me aktivitete të ndryshme.

Aktivitetet kanë filluar me hapja e ekspozitës arkeologjike në muzeun e shtëpisë së kulturës për të vazhduar me turnirin në futboll të vogël i cili u mbajt në poligonin e gjimnazit “Haxhi Zeka “në Istog.

Aktivitetet kanë vazhduar me vendosjen e kurorave me lule tek lapidari i dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog.

Përmbylljen e aktiviteteve e shënoj një orë letrare që është mbajtur në sallën e kuvendit, ku me krijimet e tyre letrare janë paraqitur një numër i madh i nxënësve nga shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)