29 Mars 2024

Shënohet 20 vjetori i hyrjes së KFOR-it në Kosovë

Prishtinë, 11 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në ceremoninë solemne në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë, organizuar nga Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin përfaqësues të lartë të institucioneve të Kosovës, Admirali James G. Foggo III, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, ushtarë të KFOR-it, oficerë, përfaqësues të korit diplomatik dhe personalitete të tjera.

Në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, kryeministri Haradinaj ka kujtuar se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ndërprerja e gjenocidit dhe spastrimit etnik janë vlera më sublime për lirinë dhe jetën.

“Në përvjetorin e çlirimit dhe të kthimit të qytetarëve të Kosovës në tokën e tyre, sot kujtojmë sakrificën e popullit tonë dhe atë të ushtarëve të NATO-s që u renditën në të drejtën e njerëzimit."

"Sot, kemi ndërtuar një Kosovë, shtëpi e përbashkët e të gjithëve. Një shtet, që ngërthen brenda sistemit të vet po ato vlera dhe parime, të cilat para dy dekadash i përfaqësonin, shtetet dhe kombet e lira, anëtare të NATO-s."

"Mburremi me ketë fuqi të përkushtimit për ndërtimin e të ardhmes së përbashkët”, ka thënë kryeministri Haradinaj, në urimin e tij në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së KFOR-it në Kosovë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)