20 Prill 2024

Shënohen incidente në procesin e numërimit

Prishtinë, 6 tetor - Vëzhguesit e koalicionit të OJQ-ve “Demokracia në Veprim” të cilët po përcjellin procesin e numërimit të fletëvotimeve kanë raportuar se:

Në Skivjan të Gjakovës, në Shkollën “Ukshin Miftari”, në vendvotimin 0214C/03R, ka ndodhur një incident ku një vëzhgues i një subjekti politik ka sulmuar fizikisht Kryesuesit e këtij vendvotimi, duke penguar të njëjtin që të kryej detyrën zyrtare.

Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe ka marr nën kontroll vendvotimin duke i larguar të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit nga vendvotimi në fjalë.

 Në Gjakovë, në Shkollën “Nexhmedin Nixha”, në vendvotimin 0203X/01R është evidentuar një rast kur një komisionere gjatë procesit të numërimit ka ndërhyrë në fletëvotim duke shënjuar atë. Vëzhguesit e DnV-së e kanë denoncuar rastin në Policinë e Kosovës.

DnV pret që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të garantuar një atmosferë të qetë dhe zgjedhje demokratike dhe të lira.

DnV kërkon nga trupat për menaxhim të zgjedhjeve të kenë vëmendje të shtuar gjatë numërimit të fletëvotimeve në mënyrë që të sigurojnë integritetin e procesit të numërimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)