29 Mars 2024

Shefi i AKI-së ia konfirmon dorëheqjen Haradinajt

Prishtinë, 10 prill - Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi i ka ofruar dorëheqjen e kërkuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi.

Dorëheqja e Gashit vjen pas vendimit të kryeministrit Haradinaj për lirimin nga detyra e shefit të AKI-së si dhe ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj, pas dëbimit të 6 shtetasve turq nga Kosova, më 29 mars.

Emërimi i drejtorit të AKI-së bëhet nga Presidenti dhe kryeministri i Kosovës, dhe ai shërben si këshilltar për siguri i të dy zyrtarëve shtetërorë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)