20 Prill 2024

SHBA në mbështetje të sistemit prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 17 nëntor - Me realizimin e dy takimeve në FBI ku si tema diskutimi ishin: korrupsioni publik, sekuestrimi, konfiskimi dhe terrorizmi, delegacioni i sistemit prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, ka përfunduar me sukses programin e vizitës disa ditore në Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Edhe në këto takime, sikurse në takimet e realizuara ditëve të mëparshme, sistemi prokurorial mori mbështetje për punën e bërë, si dhe u shkëmbyen përvoja të rëndësishme në luftimin e veprave penale specifike të theksuara më lartë.

Delegacioni i sistemit prokurorial kishte në përbërje të tij  anëtarë të Këshillit, një prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit si dhe përfaqësues nga administrata e Këshillit.

Realizimi i programit të kësaj vizite është bërë i mundur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, si vazhdimësi e mbështetjes dhe përkrahjes së punës së sistemit prokurorial, në ngritjen e kapaciteteve të gjithanshme të tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)