23 Prill 2024

ShBA kërkon angazhimi i institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 8 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit nga desku për Kosovën, znj. Kathryn Bondy.

Në këtë takim u diskutua për ndihmën që ka dhënë dhe vazhdon të japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, sidomos për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Në këtë takim ministri Sefaj kërkoi nga përfaqësuesja amerikane për vazhdimin e përkrahjes në forcimin e rendit dhe ligjit, sidomos në anëtarësimin e institucioneve tona në organizata ndërkombëtare policore.

Zyrtarja amerikane znj. Kathryn Bondy theksoi se është shumë e rëndësishme angazhimi i institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftimit të terrorizmit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)