19 Prill 2024

Serbi i Kosovës dënohet me 22 vite burg për krime lufte në Krushë të Vogël

Prizren, 24 qershor - Paneli shqyrtues i Departamentit për Krime të Rënda pranë Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin ka kryesuar gjyqtari Artan Sejrani (anëtarë të panelit shqyrtues: Ajser Skenderi dhe Xheladin Osmani), pas shqyrtimit kryesor të mbajtur lidhur ma aktakuzën e Zyrës së PSRK PPS.nr.149/09 të datës 26 prill të vitit 2018 në lëndën Prokurori kundër Darko Tasiqit, ka sjellë në datën 22 qershor të vitit 2020 aktgjykimin me të cilin Tasiqi është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale krim i luftës kundër popullatës civile të kryer në bashkëkryerje sipas dy pikave. 

Vepra penale, për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor është e paraparë dhe e dënueshme me: nenin 142, në lidhje me nenin 22 të Ligjit Penal (LP) të RSFJ-së; me nenin 152, në lidhje me nenin 31 të KPRK (të vitit 2013); me nenin e përbashkët 3 të Konventave të Gjenevës si dhe me Protokollin II Shtesë.

I akuzuari Tasiq është dënuar me dënimin unik me burgosje në kohëzgjatje prej njëzet e dy (22) viteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)