24 Maj 2018

Serbët e Kosovës i kanë në shfrytëzim katër lloje të pasaportave

Mitrovicë, 10 shkurt - Serbët e Kosovës i kanë në shfrytëzim katër lloje të pasaportave. Ato janë: pasaportat që janë lëshuar nga drejtoritë policore nëpër qytete të Kosovës, pasaportat e lëshuara pas vitit 2009 nga e ashtuquajtur Qendra Koordinuese e Serbisë në Kosovë, pasaportat që i kanë dhënë drejtoritë policore qytetarëve serbë me qëndrim në Serbinë Qendrore dhe pasaportat që u janë lëshuar shtetasve të Kosovës nga ana e MPB-së së Kosovës.

Janë regjistruar raste kur autoritet kosovare disa nga këto pasaporta të qytetarëve të Serbisë me qëndrim në Kosovë nuk u janë pranuar, duke i vlerësuar ato si dokumente jo të vlefshme.

Këto përfundime kanë dalë nga një konferencë e organizuar nga organizata “Aktiv” në veri të Mitrovicës, me temën “Kosova, zonë e pasaportave të veçanta”, në të cilën është folur për problemet që kanë poseduesit e pasaportave serbe që janë lëshuar nga Qendra Koordinuese e Serbisë në Kosovë.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë kanë kërkuar që poseduesit e pasaportave të Qendrës Koordinuese të Serbisë në Kosovë të trajtohen si ata të Serbisë – të udhëtojnë pa viza

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Maj 2018  - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë lanson doracakun “Ekstremizmi i Dhunshëm dhe Mediat- Doracak për gazetarët”, i  cili  ka për qëllim të ofrojë rekomandime rreth mënyrës së raportimit të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nga mediat. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lanson punimin “Demokracia e Kosovës në rrrezik?”. (Hoteli Swiss Diamond, salla Marec, ora 10:00)

- BIRN do të organizojë seancën informuese, me qëllim të informimit më të detajuar rreth thirrjes lidhur me Propozime për Projektin e Financuar nga BE - “Kontribut në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e shprehjes në Kosovë”. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do ta vizitojë Leposaviqin ku do ta ketë një takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq. (Ndërtesa e komunës në Leposaviq, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon diskutimin e parë publik për mbarëvajtjen e avancimeve akademike në Universitetin e Prishtinës ku edhe do ta lansojë strategjinë e saj për ofrimin e mbështetjes juridike për palët e mundshme që do të ankohen në procesin e avancimeve akademike në UP. (Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet deputetja Arbërie Nagavci. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa ne te cilen do te behet shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, etj.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore me seli në Selanikv organizon promovimin e dy doracakëve të rinj për lëndën e historisë në gjuhën shqipe, periudha 1944-2008. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ku do te shqyrtohet Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në Gllogjan, me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit. (Gllogjan, ora 11:00 dhe Kodrali, ora 11:30)

- Muzeu i Kosovës - Sektori i Historisë, hapë ekspozitën historike me titull "Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës", me bashkautor Dr. Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rraci. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në hapjen e ekspozitës për kontributin e presidentit Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

- Me moton “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi” do të lansohet fushata promovuese e djathit 100% nga qumështi me qëllim informimin e qytetarëve të Kosovës për rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit të natyral nga qumështi. (Objekti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ora 13:00)

- Në kuadër te fushatës kundër hidrocentraleve të paqëndrueshme në Kosovë ERA group shfaq premierën e Kosovës të filmit "Blue Heart" në Deçan. (Pallati i Kulturës në Deçan, ora 18:00)